Pedro dëmtohet, Çelsi me 9 lojtarë në fushë

Lajm i keq për Pedron, i cili në finalen e Kupës FA, midis Çelsit dhe Arsenalit, u detyrua të linte fushën e blertë në minutat e fundit të lojës.

Sulmuesi spanjol, i cili pritet të largohet nga “blutë” e Londrës dhe ka arritur një marrëveshje me Romën për sezonin e ardhshëm, mbeti në tokë për disa minuta, pasi ka dëmtuar supin e djathtë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor, Pedro ka lënë fushën e lojës dhe skuadrën e Çelsit me nëntë lojtarë, pasi më herët Kovaçiç ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Ekzaminimet e mëtejshme mjekësore të specializuar nesër do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit të futbollistit spanjol, që në pamje të parë duket e rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!