Çokaj: Sezon fantastik, dhamë maksimumin

Ata u mundën mbrëmë në Shibenik teksa luajtën finalen e kupës së Kroacisë me Rijekën (1-0).

Në finale Lokomotiva e 5 shqiptarëve Enis Çokaj, Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Jon Mersinaj, Indrit Tuci dhe ‘prijësit’ të tyre Besnik Prengës me rol skauti te zagrebasit, u thye 14 minuta nga fundi duke lënë në sirtar ëndrrën për të fituar trofeun e parë të Kupës kroate.

Gjithësesi, Lokomotiva dhe shqiptarët e saj, u futën në historinë e klubit pasi për herë të parë skuadra e dytë e Zagrebit (pas Dinamos), do të garojë në Champions League.

Një krenari e ligjëshme e cila vjen e skalitet me dy radhë nga koplikasi Enis Çokaj në faqen e tij në ‘Facebook’

Çokaj shkruan:

Ishte një sezon fantastik dhe maksimalisht emocionues. Të gjithë dhamë maksimumin dhe do ta bëjmë gjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!