Rijeka bëhët ‘lokomotivë’, fiton Kupën e Kroacisë

Finale e Kupës së Kroacisë, Rijeka- Lokomotiva Zagreb në Shibenik, shkon në favor të Rijekës 1-0. Goli i Tibor Haliloviç në të 76′.

Pjesa e parë e finales së Kupës së Kroacisë mes Rijekës dhe Lokomotives së Zagrebit në përbërje të së cilës bëjnë pjesë 5 shqiptarë, u mbyll 0-0.

 Myrto Uzuni në minute e 20-të dha shkëndjen e pare te porta e Rijekës por pa mundur të shënojë. Në të 30-tën, tjetër mundësi e bluve me Kastratin ndërsa pas një aksioni në të djathë përfundon keq. Ndërkaq në të 44’ Braut për Rijekën pranë golit ndërhyrja e Mersinajt shpëton skuadrën nga goli.

Rijeka e cila në kërkim të trofeut numër gjashtë arrin të shënojë në fraksionin e dytë. E arrin me futbollistin Tibor Haliloviç në të 76-tën.

Tekniku i Lokomotivës 2 minuta më vonë largon Petrak dhe Mersinajn për Samir dhe Budomir. Asgjë, fundi vjen shpejt me Rijekën që fiton Kupën e gjashtë në histori..

Sakaq, Uzuni luajti takimin e fundit me Lokomotivën. Beratasi udhëton drejt Hungarisë aty ku e pret skuadra e re Ferencvarosh.

Rijeka: Pandur, Eskoval, Velkovski, Galoviç, Braut, Haliloviç, Paviçiç, Lonçar, Stoughtj, Andrijaseviç, Çolak.

Lokomotiva Zagreb: Grbiç, Karaçiç, Mersinaj, Kolinger, ÇelikoviÇ, Çokaj, Toliç, Kovaçiç, Kastrati, Petrak, Uzuni.

Gjyqtarë: Tihomir Pejin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!