Teleteksti i mbrëmjes…

727: Portieri Ilir Avdyli nga Kukësi shkon te Feronikeli. Pas Grecës, Avdyli është lëvizja e dytë e ditës te Industrialistët e Drenasit.

727: Pas Hygor edhe Zhunior largohet nga Vllaznia. Braziliani falenderon në faqen e klubit për kohën që kaloi te shkodranët.

727: Nikolin Çoçlli nis punën si ndihmës i Mergjyshit te Apolonia. Gjatë këtij sezoni ai drejtoi edhe skuadën e Luftëtarit për pak kohë.

727: Pasi është larguar nga ballshiotët, Goxhaj drejt Karabakut; anësori Et’hemi “divorcohet” me Kukësin dhe niset në drejtimn te Zaglebie Lubin; ndërsa Bicaj pritet të firmosë në Ipko.

727: Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta  duhet të përgatiten për skenarin më të vështirë të mundur në pjesëmarrjet e radhës në Europë. UEFA ka treguar sot disa nga variantet shpjeguese me kualifikueset e para.

727: Albin Gashi i lindur në Austri, është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën verilindore për dy sezone. Dje skuadra e Kukësit firmosi edhe me portierin e ardhur nga kampionati grek Angelo Tafas. Kontratë dy vjeçare për 20 vjeçarin.

727: Myrto Uzuni nis seancat përgatitore me skuadrën e re hungareze Ferencvarosh. Beratasi paraprakisht u mirëprit nga tekniku dhe pjesa kryesore e grupit në seancë.

727: Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë me një postim në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen për bashkëpunim mes FSHF dhe Sindiktaës ndaj problemeve që kanë shoqëruar futbollin këtë edicion me pandeminë globale.

727: Luka Modriç, kapiteni i kombëtares kroate, është fituesi i Trofeut të Futbollistit për sezonin 2019/2020, njoftoi Shoqata Kroate e Futbollit. Numri 10 i Realit, u zgjodh si futbollisti më i mirë kroat për herë të tetë.

727: Ferran Torres nga Valencia kalon te Siti i Guardiolës. 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.

727: Kasijas legjenda e portës së Realit u tërhoq sot nga futbolli i luajtur. Bufon legjenda e Juves ende në aktivitet shkruan një mesazh prekës: “Thonë që konkurrenca na bën më të mirë se të tjerët, por ne nuk jemi të përkryer para vetes.Faleminderit Iker, pa ju, gjithçka do të kishte qenë më pak domethënëse”, dedikon Bufon.

727: “Pas një pushimi katër mujor, është e vështirë të pritet që dikush të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të luajë tenis”, njoftoi Nadal në profilin e tij në Twitter duke zyrtarizuar tërheqjen nga US Open.

727: Fulhem është skuadra, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë Premier League. Në “Wembley”, ajo fitoi 2-1, në kohën shtesë të derbit të “vogël” londinez, ndaj Brentford. Loja e rregullt 0-0.

727: Pasi tre muaj më parë vendosi të japë verdiktet e kampionatit në tavolinë, Skocia startoi kampiontin e ri të futbollit fundjavën e kaluar. Një risi që e shkëput nga sinteza e përhershme me Premier Ligën angleze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!