Peskara e pëson në të 89-tën, shkon në “play-out”

“Play-out”: Peskara-Peruxhia. Drama e “delfinëve” vjen në fund.
Cievo Verona dërgon në “play-off” Peskaren, ndërsa e mund 1-0. Një ndeshje dramatike, e cila u vendos nga një gol në minutën e 89-të nga Garritano për vendasit.
Edhe pse Kievos i mjaftonte barazimi (kundërsharët Forisinone-Piza 1-1 luanin bashkë), këtë mbrëmje të fundit në Seria B, ajo pikë e humbur në ‘scadere’, i detyron “Delfinët” të luajnë ndeshje shtesë për të qëndruar.
Kësisoji, s’ka pushime për Memushajn. Sakaq e pabesueshme ecuria e Kozencës, e cila fiton 5 takime të fundit dhe nga “ferri” del në “parajsë”, madje duke evituar edhe “play-off”-in.
Verdiktet:
Benevento, Krotone në Seria A. Peruxhia, Peskara faza “play-out”. Trapani, Juve Stabia, Livorno në Seria C.
