Federata Spanjolle, shanse Deportivos për në Ligën 2

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) nuk e ka pranuar propozimin për t’i dhënë Fuenlabrada një humbje në tryezë në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna pas pozitivitetit të 6 futbollistëve, në kohën e udhëtimit të skuadrës në Galicia.

Pas kaosit, ankesës së dy klubeve, por dhe nisjes së hetimeve për klubin nga Madridi të autoriteteve hetuese të Galiciasë, gjithçka mbetet pezull. Në këtë pikë, çështja e “play-off” dhe zbritjes së Deportivos mbetet në pritje.

Një propozim i paraqitur nga RFEF është ai i një zmadhimi të numrit të skuadrave të Divizionit Segunda 2020-21, nga 22 në 24 pjesëmarrës. Rrjedhimisht Deportivo, e zhvendosur praktikisht në Ligën 3, do të shpëtonte së bashku me ekipin tjetër të rrëzuar Numancia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!