Belgjika vendos: Sezoni i ri me 18 skuadra!

Sezoni i ri në Pro League të futbollit belg do të nisë më 8 gusht. Në të do të marrin pjesë 18 skuadra, nga 16 që ishin më parë.

Ky ndryshim strukture u arrit pas diskutimeve të gjata, të cilat u zyrtarizuan në asamblenë e përgjithshme të futbollit belg këtë të premte. Pro League ka njoftuar gjithashtu, se do të rritet më tej numri i skuadrave pjesëmarrëse në sezonin 2021/22.

Sezoni 2019/20 në futbollin belg u anulua në mes të majit, për shkak të pandemisë koronavirusit. Vasland-Beveren ishte klubi i vetëm që zbriti në divizionin e dytë. Sidoqoftë, pas një gjyqi të suksesshëm nga klubi i Beverenit, Pro League tërhoqi vendimin e saj.

Kësisoj, për të shmangur një numër prej 17 skuadrash në ligën e lartë belge, Pro League promovoi edhe dy ekipe: KFCO Bershot-Vilrijk dhe Oud-Heverle Loven.

Për shkak të rritjes së numrit të pjesëmarrësve, në Pro League do të 34 javë ndeshje, pas së cilave faza “play-off” do të luhen në dy mënyra, në kundërshtim me mënyrën e mëparshme. Në fund të vitit, klubet belge do të diskutojnë për formatin e pas sezonit 2021/22.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!