Dy talentë shqiptarë kërkohen nga Groseto

Groseto pjesëmarrëse në Seria C në ‘Lega Pro’ (Prima Divisione), ka shfaqur interes për dy futbollistë të rinj shqiptarë me banim në Itali.

Drejtori sportiv i Grosetos, Minguzi ka patur disa kontakte me fubollistë dhe menaxherë të ndryshëm, mes tyre dhe për lojtarët shqiptarë.

Serxhio Kalaj mbrojtës dhe Marko Alia portier, prej kohësh janë në ekipet zinxhirë të Lacios në Romë, aty ku drejtor sportiv është Igli Tare. Të dy futobollistët e lindur në Itali gjatë vitit 2000, kanë pasaportë shqiptare dhe janë kontigjent i kuqezinjve deri në 21 vjeç.

Futbollistët, për të cilët interesohet Groseto, luajnë së bashku te Primavera e Lacios. Mbrojtësi Kalaj, i gjatë 1.93 metra, fillimisht ishte prodhim i klubit të Savios.

Tjetri, Marko Alia, ka lindur në Albano Laciale, ndërsa portieri ka një gjatësi prej 1.85 metrash. I talentuari sipas mediave italiane , sikurse Kalaj ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Ai ka arritur të ftohet në grumbullim edhe nga trajneri i skuadrës së parë të Lacios, Simone Inzagi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!