Klodian Duro 6 muaj burg për… dhunë

sportiim2

Përfundon me burg, gjyqi në ngarkim të Klodian Duros, i cili u arrestua më 27 mars. Ish-lojtari i Kombëtares u kallëzua nga ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzoi për dhunë në familje dhe përndjekje.

Sot, Gjykata Penale e Tiranës e ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-mesfushorin e Kombëtares, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Ish-bashkëshortja e elbasanasit ka statusin e ‘urdhërit të mbrojtjes’ nga gjykata. Por veç faktit të masës së dënimit për Duron, procesi i divorcit të çiftit Duro ndodhet në Apel.

Ish-numri 10 kuqezi teksa në stolin e Kukësit si trajner ka fituar një Kupë Shqipërie, nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij.

Nga ana tjetër Duro pritet të apelojë vendimin e kësaj gjykate dhe ky vendim qëndron pezull, deri në vendimin final të Gjykatës së Apelit. Duro me gjasë, do të vijojë me arrest shtëpie.

?>