Vrioni, kampioni i ri i Juventus

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Xhakomo Vrioni i cili iu bashkua Juventusit në muajin janar si kontigjent i U-23, më në fund ka arritur që të veshë fanellën e Juventusit në Seria A.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, i lindur në Itali, ia del të debutojë me ‘zonjën’ në ndeshjen ku bardhzinjtë u korurëzuan me titullin kampion në Itali.


Në minutat e fundit mes Juve- Roma, Sarri mendoi të hedhë në fushë shqiptarin 21 vjeçar duke i dhënë kënaqësinë për tu shkëmbyer me një kampion të madh si Gonzalo Higuain.

Për afro çerek ore lojë, Vrioni provoi ndjesitë e një kampioni të madh që në këtë rast ta afon vetëm një skuader e përmasave të tilla si Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!