Kuartararo fiton për herë të dytë në MotoGP

Është sërish francezi Fabio Kuartararo ai që triumfon në Andaluzi, në pistën e Herezit për herë të dytë. Në mungesë të Mark Markez, teksa spanjolli nuk ia doli të garonte pas operacionit të pak ditëve më parë, MotoGP ka një mjeshtër të ri.

Yamaha merr gjithë podiumin, me vendin e dytë të Mavrik Vinjales pas një beteje spektakolare me Valentino Rosin gjatë xhirove të fundit. Vinjales pasi tentoi disa herë arriti të lërë prapa “Doktorin” italian, tashmë 41 vjeç.

I tradhëtur nga Ducati Pramac, Francesko Banjania, teksa ishte në vend të dytë 6 xhiro nga fundi, detyrohet të ndalë garën duke sfumuar mundësinë për podiumin e parë.

Të tre fituesit u përqafuan nga skuderitë përkatëse, sikur të kishin triumfuar në fund të edicionit. Ngjitja në podium e Valentino Rosit, jashtë parashikimit, por një kampion si italiani arrin të befasojë vetë skuadrën e tij, që e priti në fund si hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!