“Çmenduria” e Markezit, të shtunën në garë!

Pas ndërhyrjes kirurgjikale të martën në Barcelonë, pilotit Mark Markezi, i është hapur drita jeshile nga Honda dhe mjekët, për të marrë pjesë në garat e Herez de la Frontera (Grand Prix e Andaluzisë), e dyta e botërorit në MotoGP.

Piloti nga Çervera, sapo ka zbarkuar sot në mëngjes në Herez me avionin e tij privat, i është nënshtruar një kontrolli në qendrën mjekësore Angel Nieto, duke demonstruar aftësinë e tij fizike, për të garuar këtë fundjavë.

Kujtojmë, se piloti spanjol Mark Markez, pas aksidentit të pësuar të dielën në garat në pistën e Herezit, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme në humerusin e krahut të tij të djathtë në Barcelonë.

Angel Sharte, kryemjeku i botërorit të MotoGP, pasi është njohur me parametrat mjekësore të pilotit spanjol, ka deklaruar: “Fraktura e humerusit të Markezit është e rëndësishme. Në fakt, nyjet, bërryli dhe shpatulla nuk janë prekur. Me futjen e pllakës në krah, Mark menjëherë është ndjerë mirë. Testet gjatë ekzaminimit mjekësor ishin të vështira.

Ne testuam forcën e gjymtyrëve dhe vumë re se ai nuk kishte asnjë problem. Mark Markez, të martën menjëherë pas operacionit hipi mbi motorr. Kishte një skepticizëm të madh rreth tij, por ai arriti t’i bindë të gjithë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!