Operohet Mark Markez, më 7 gusht në pistë!

Kampioni i botës në MotoGP, piloti spanjol Mark Markez, sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme në krah.

I operuar në Spitalin Universitar “Dexeus” të Barcelonës nga Dr. Mir, atij iu vendos në krah një pllakëz për të bashkuar tri thyerjet e pësuara në humerusin e krahut të djathtë, pas aksidentit dhe rrëzimin në në Grand Prix të Spanjës në pistën e Herezit. Për fat, nervi radial nuk ishte prekur nga dëmtimi.

Koha e rikuperimit të tetë herë kampionit të botës, Mark Markez do të varen nga shmangia e ndonjë inflamacioni të mundshëm të ndërhyrjes, por jo vetëm.

Dr. Mir nuk e përjashton faktin, se piloti spanjol mund t’i djegë fazat e riaftësimit dhe me gjasa do të jetë i gatshëm për provat e lira në Grand Prix të Çekisë, më 7 gusht, në pistën e Brnos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!