Mjekët: Markez, nevojë për një operacion!

Dëmtimi i kampionit Mark Markez, me gjasa do të bëjë që piloti spanjol i Hondës, të mungojë në një apo dy garat e radhës për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që duhet të kryejë në krahun e djathtë

Si kundër është njoftuar, katër xhiro nga përfundimi i Grand Prix të Spanjës, në pistën e Herezit, e para për botërorin e këtij sezoni, në kategorinë MotoGP, piloti spanjol Mark Markez, u rrëzua keqaz dhe e ndërpreu garën.

Në skuderinë e Hondës, ai nuk ta “fshinte” dëmtimin e krahut nga aksidenti. Mjekët e rastit emergjent Angel Karter dhe Ksavier Mir, pas ekzaminimit kanë folur për gjendjen shëndetësore të kampionit në fuqi, Markez:

“Ka traumë në krahun e djathtë, ndoshta edhe me një frakturë totale të humerusit nëse nuk ka zhvendosje. Fraktura është shumë afër një nervi, deri më tani nuk kemi qenë në gjendje të verifikojmë nëse është prekur ai apo jo.

Me siguri një operacion do të jetë i nevojshëm për të fiksuar kockat e krahut. Nuk ka ndryshime të tjera abdominale dhe neurologjike. Nesër do të shkojmë në Barcelonë dhe, nëse nuk ka komplikime, do të ketë një operacion.

Ne nuk mund të themi, nëse ai do të garojë javën tjetër në Brno, ose Austri,” deklaruan mjekët e pistës, të cilët kryen ekzaminimet e rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!