MotoGP: Kuartararo fiton GP të Spanjës…

Ndodh gjithçka në fund të garës në pistën e Herezit. Tërhiqet “Doktori”, rrëzohet spanjoli Markez. Në pod, i treti edhe “Ducati” i Andrea Doviciozos

Fabio Kuartararo fiton Grand Prix të Spanjës, gara e pare e botërorit në MotoGP 2020. Gjithçka u përcaktua në fundin e një gare me plot kthesa.

Piloti francez Yamaha Petronas, pasi dje kishte marrë “polin” e shtatë në karrierën, mori fitoren e tij të parë në karrierë në klasin Premier MotoGP. Ai fitoren ia kushtoi: “Të gjithë viktimave të Covid-19 dhe familjes time”.

Kuartararo i parapriu garës, pas tij në podiumin e fituesit u ngjitën Maverik Vinjales dhe Andrea Doviciozo. Gara mbaroi keq për Valentino Rosin, i cili u tërhoq gjashtë xhiro nga fundi.

Gjithashtu gara përfundoi më keq edhe për Mark Markez, i cili u rrëzua katër xhiro nga fundi, duke e ndërprerë atë. Piloti spanjol i Hondës u shfaq dëmtuar në dorë. Gjendja fizike e kampionit të botës do të kontrollohet në orët e ardhshme…

Ja dhe renditja e pilotëve në pistën e Herezit për në Grand Prix të Spanjës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!