MotoGP: Kuartararo, “pol” rekord në Herez

Piloti francez befason spanjolët Vinjales dhe Markez në xhiron e fundit

Fabio Kuartararo ka fituar polin e parë të MotoGP në botërorin 2020. Në pistën e Herezit, francezi i Yamahas ishte më i shpejtë, duke arritur një kohë rekord prej 1’36 “705, duke befasuar spanjolët Vinjales (Yamaha) dhe Markez (Honda) në xhiron e fundit, të dy të renditur pas tij, në vendet 4-5, me pak më shumë se një e dhjeta.

Ashtu si dymbëdhjetë muaj më parë, Kuartararo e dëshmoi veten “mbret” të kualifikimit në Andaluzi, duke e përmirësuar “polin” e tij më 2019, për gati dy të dhjetat, duke vendosur kështu një rekord personal.

Piloti francez, me këtë rezultat, konfirmoi se do të jetë një rival i fortë për Markezin. Kampioni i botës në fuqi u përpoq në çdo mënyrë, por në fund ai dhe Vinjales, u dorëzuan.

Ja dhe renditja se do të nisen nesër piloted, në garën e pare në MotoGP në pistën e Herezit në Spanjë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!