Blank alternativë për stolin e Barcelonës…

Pas humbjes së Barcelonës me Osasunën, Kike Setien e gjeti veten në rrezik të madh. Trajneri “blaugran” është në prag të një largimi eventual, pavarësisht se Bartomeu mendohet se i dha besim dje. Ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar, ndaj çështja e pasardhësit të tij është e nxehtë.

Dhe orët e fundit në Spanjë flitet për pasuesit e atij, që mori vendin e Ernesto Valverdes. Sipas mediave franceze Laurent Blank po lakohet së tepërmi për t’u ulur në pankinë te ish-klubi i tij.

Me Ksavin që duhet të presë dhe pak… Pa një klub që nga largimi i tij nga Paris SG në vitin 2016, tekniku francez dëshiron të rifillojë punë.

Ndërkaq, me menaxherin e njohur Horge Mendes, ish-mbrojtësi i njohur, u përmend edhe te Valencia, por e shkuara e tij te Barcelona, mund të rezultojë zgjidhje efikase për planet e afërta të katalanasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!