Zidan, futbolli ndryshon me shpejtësi
● Ngjiti lart 11 trofe në krye të Realit, Zidan shenja largimi…
Fitoi gjithçka me Real Madridin si trajner. Në dy angazhime që nga 2016-a, tri Champions radhazi. Rekord. Fitoi La Liga-n 2017-n përpara se të enjten të zyrtarizonte trofeun e fundit në Ligën e lartë spanjolle. Por…
Zinedin Zidan nuk qartëson të ardhmen. Trajneri i Real Madrid foli sot në një konferencë për shtyp, duke lënë hapur një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll:
“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, kështu që unë nuk do të flas për vitet e ardhshëm. Kam një kontratë, më pëlqen të jem këtu, e dua atë që bëj, por në futboll nuk i dihet se çfarë ngjet.
Futbolli në përgjithësi, ndryshon nga dita në ditë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë jam këtu, jam duke u argëtuar dhe do të shohim se për sa kohë”,- tha Zidan.
Ndërkaq, Real Madrid luan ndeshjen e fundit të kampionatit, në derbi ndaj Leganes, por me gjasë, mendjen e ka te ndeshja e kthimit e fazës së 1/8-ave të Champions ndaj Mançester Sitit. E vajtjes 1-2 për ‘qytetarët’.