Tirana tri pikë larg titullit kampion…

Kategoria Superiore, java e 34:

Tirana-Flamurtari 2-0 (Muçi 21′, Ismailgeci 67′).Luftëtari- Skënderbeu 0-1 (Krasniqi 77′)

Tirana kalon Flamurtarin dhe afrohet me tri pikë me titullin e 25 kampion. Një skuadër e re me protagonistë golash Muçin (21′) të cilit i del emri për një aventurë në Belgjikë dhe Ismailgecin në të 67′ shënuan dy gola ndaj vlonjatëve të rrëzuar prej javësh.

Qetësi përpara ndeshjes së radhës në Kurbin me Laçin dhe më pas për të konkluduar në shëpi me Bylis. Nëse Kukësi i fiton të gjitha, Tirana ka në dispozicion dy takime për tri pikë matematike.

Për kronikë, bardheblutë kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë loje për të siguruar tre pikët dhe për t’u ngjitur momentalisht në kuotën e 69 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Gjirokastër, vendasit qëndruan fort përballë presionit të korçarëve për ta fituar takimin.

Gjithësesi,Skënderbeu ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndërsa Blerim Krasniqi në të 77-ën shënoi golin me vlerën e tri pikëve dhe që e afron me Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!