Drejtori Laçi: Muçi shitet në Belgjikë…

Drejtori sportiv i Tiranës Arbi Laçi, u pyet për disa situata në klub nga ‘Supersport’ përpara se Tirana të startonte takimin e sotëm me Flamurtarin në ÇSelman Stërmasi’

“Qëndron Ngo? Personasisht dua të qëndrojë, të paktën në Europë duhet të jemi bashkë, por edhe më tej. Kam kërkuar që ai të qëndrojë, do të kërkoj edhe më tej që të qëndrojë se është vlerë e madhe e skuadrës.

Muçi? Muçi largohet sepse kemi disa oferta, nga Belgjika është një, por nuk mund të zbuloj ekipin.. Të shohim.

Hoxhallari? Është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Merkato në hyrje, vjen Alban Hoxha? Tirana ka Ilion Likën, për të tjerët nuk është momenti të bëjmë koment në këtë pjesë të garës.

Bruno Dita? Është pengu më i madh që kam që kur kam ardhur si drejtues. Ka qënë gjithmonë shumë pranë. Nuk vjen se në dijeninë time ka firmosur diku tjetër. Kishim një akord në parim, por kështu është futbolli. Nuk do jetë i Tiranës, vitin që vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!