Superiorja drejt fundit, Bylis-Laçi nis ditën…
Pasi Tirana-Flamurtari dhe Luftëtari-Skënderbeu i dhanë udhë javës së 34-t, sot stafetën e marrin tri çiftet e mbetura. Nis në 17.45 në ‘Adush Muça’ me përballejn e fundit sezoanle mes Bylis dhe Laçit.
Në mbrëmje, duke nisur nga 20:45, në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia pret Kukësin, ndërsa në ‘Niko Dovana’, Teuta duelon me Partizanin.
Në fakt, te përballja Bylis-Laçi, duket se më të interesuar për pikë janë udhëtuesit. Skuadra e Cungut, në kërkim të një vendi në turet e Europa League, e ka të ndaluar humbjen. Me kalendarin e vështirë (pret Tiranën dhe mbyll në Durrës me Teutën) përpara, por me moral të lartë e kontigjent të plotë, bardhezinjtë ndihen optimistë.
Por edhe Bylis pas atij eliminimi në gjysmëfinale nga Tirana, pritet të bëjë llogaritë lidhur me tri sfidat e mbetura. Për të mbajtur larg Vllazninë në duelin për të qëndruar, ballshiotët lipset të marrin së paku 4 pikë në tri takime. Sot, pa Peposhin e skualifikuar dhe Goxhën e pezulluar nga klubi.
Në Shkodër, me mjaft interes mënyra se si do sillet Kukësi. Eliminimi nga Kupa ka rritur presionin te verilindorët, por me Tiranën që aktualisht duket se e ka fituar trofeun e madh të kampionatit, vështirë të besojë se mund të rekuperojë pikët.
Në anën tjetër Vllaznia, e cila me gjasë po përgatitet për duelin shtesë që pritet të luhet gjatë gushtit në ‘Loro Boriçi’. Atë “play-out” të djallosur e që mban peng shkodranët. Me njërën mes Besëlidhjes ose Pogradecit…
Teuta-Partizani , konsiderohet duel për Europën. Jo te Teuta, pasi ata e kanë siguruar nga fakti që janë finalistë të Kupës së 68-të të Shqipërisë (Tirana-Teuta), por të të kuqëve që sot luajnë shansin e fundit matematikor nga kampionati. Shumë mungesa në të dy kampet, e bëjnë interesante përballjen e mbrëmjes. Raportet në fushë për t’u parë…
Ndeshjet sot, java e 34-t:
Bylis-Laçi (17:45)
Vllaznia-Kukësi (20:45)
Teuta-Partizani (20:45)