Troisi: “Nuk dorëzohemi lehtë”

Do të jetë një sfidë e cila do të luhet praktikisht në temperatura ë larta. Tirana dhe Flamurtari nesër në ‘Selman Stërmasi’ (17:45) kanë gati përballjen që për vendasit, pas zhvillimëve të fundit në kampionat, merr rëndësi të madhe.

Për vlonjatët, nuk ndryshon asgjë. Ata janë rrëzuar nga kategoria por performancat e fundit ndaj Luftëtarit në Vlorë 6-1, në Laç 2-1 dhe javën e kaluar në shtëpi me Bylis 2-3, dëshmojnë se dora e Troisit ka ndryshuar diçka. Është pikërishit brazliani teksa flet për sfidën e nesërme

Ndaj Tiranës do të jetë e vështirë. Kemi rënë një kategori më poshtë. Rivalët mendojnë se ne kemi rënë dhe nuk luftojmë, por kemi treguar se nuk dorëzohemi”.

Në sfidat e fundit kemi luajtur mirë, kemi treguar gjendje të mirë dhe unë jam i bindur se do e bëjmë një gjë të tillë deri në fundin e garës. Të mos harrojmë që ekipet na kanë mundur me diferencë të ngushtë golash, por edhe me gjyqtarë e penallti kundra nesh”- tha braziliani ‘shëtitës’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!