Egbo: “Tirana nuk ka luksin të gabojë”…

Nesër Tirana në njërin nga tri aktet e fundit përpara se të bëjë realitet titullin e 25 kampion në Kategorinë Superiore. Gjithnjë nëse nuk do bëjë harakiri. Nesër do të përballet me Flamurtarin në “Selman Stërmasi” në një duel që nuk ngajson aspak me ato përballje të edicionëve të shkuara. Tirana niset superfavorite...

Sakaq, trajneri i bardhebluve Emanuel Egbo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli lidhur me kundërshtarin dhe pnalet e Tiranës për këtë takim.

I trembeni ndonjë surprize të pakëndshme?
Ndeshje e fituar për ju, por unë e kam thënë gjithmonë, që ndaj këtyre ekipeve, është një nga ndeshjet më të vështira që mund të luaj një ekip pretendent. Edhe Flamurtari edhe Luftëtari, apo ekipet e tjera që janë poshtë, janë njësoj për ne si ato që janë në vend të dytë apo poshtë nesh. Ndeshja duhet të vlerësohet maksimalisht nga ekipi dhe lojtarët tanë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe e kemi vlerësuar maksimalisht, pasi nuk e kemi luksin ta nënvlerësojmë apo të gabojmë.”

Çfarë i keni kërkuar skuadrës gjatë këtyre ditëve?
Përqendrim dhe të jemi pak të kujdesshëm. Duhet të rikuperojmë sa më shpejt, për të qenë gati për ndeshjen e nesërme. Vlerësim dhe respekt maksimal për kundërshtarin.

Sa e vështirë është të përgatitësh ndeshje të tilla?
Jo nuk besoj, sepse po vjen sprinti i fundit në kampionat, kështu që lojtarët janë më të motivuar. Po të ishim në fillim apo në mes të kampionatit do të isha dakord, por në këtë fazë e dinë të gjithë lojtarët që është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Nuk duhet ta humbasim motivimin e brendshëm. Nuk ka hapësirë për nënvlerësim, duhet të luftojmë për të arritur objektivin tonë. Nuk ka rëndësi nëse luajmë me ekip që është poshtë apo lartë.

Muçi do të ketë më shumë minuta për të në ndeshjet në vijim?
Gjithmonë ne shikojmë brenda ekipit, lojtarët që janë gati për çdo ndeshje. Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe ne i dimë se cilët lojtarë mund të jenë gati. Këtë ua kam shpjeguar shumë herë, pasi ne cilësitë e Muçit i dimë dhe gjendjen e tij fizike. Po i japim minuta dhe ai po e merr veten avash avash. E kemi çuar edhe te U-19 e Tirana B, pasi vendosim ne, jo juve që na pyesni. Ne i stërvitim lojtarët ditë për ditë dhe e dimë çfarë niveli janë dhe sa minuta mund të luajnë.”

Ndjesia e trajnerit që rikthehen skuadrën te titulli pas një dekade?
Nuk e kam mendjen atje fare. Kemi ndeshjen me Flamurtarin dhe mendoj vetëm për të. Të futemi në fushë të marrim atë që na takon, duke dhënë maksimumin. Në qoftë se futemi në fushë, japim maksimumin dhe ia bëjmë hyzmetin ndeshjes, zoti do na shpërblejë dhe do na japë pikët që na takojnë”.

Prisni një Flamurtar me motivim të lartë në këtë ndeshje?
Kanë lojtarë me eksperiencë, që kanë luajtur në Superiore për shumë vite. Është ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, pasi duan të tregojnë veten. Është ekipi që nuk duhet nënvlerësuar për asnjë moment.”

Ka ngarkesë psikologjike te Tirana 3 ndeshje nga fundi i kampionatit?
Jo vetëm ne, por të gjithë ekipet, edhe ata që luftojnë për mbijetesë, edhe ata që luftojnë për kampionat. Mesi po presin të gjithë ekipet që të mbarojë sa më shpejt. Është diçka e pritshme në fund të kampionatit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!