Akti numër 34

Java e 34-t ose e treta nga fundi, nis nesër me dy takime realisht të qeta në letër. Tirana e cila ka ulur disi tempin në kampionat teksa tani ka +4 nga kukësi, do të presë në ‘Selman Stërmasi’, Flamurtarin e Vlorës.

Në kampin bardheblu, situata pas kualifikimit në finalën e Kupës së Shqipërisë në mesjavë ndërsa mundi 2-0 Bylis (3-2 në dy takime), duket e mirë. Paçka se problematika e mbartur nga dueli i vajtjes me ballshiotët ka kaluar në Etikë…

Nesër Egbo thotë se Tirana është e vendosur për të fituar. Edhe homologu i tij nga Vlora, shprehet optimist. Troisi beson se me një gjykim korrekt, do mund të dhurojë me të tijtë një takim mbresëlënës.

Në Gjirokastër, paralelisht me ndeshjen e Tiranës, luan Luftëtari-Skënderbeu. Vendasit me rozë tërëisht të re ndërsa korçarët në kërkim të tri pikëve. Determinante për skuadrën e Dajes e cila do europën. me të dretë apo jo pjesëmarrjeje.

Teknikët Novi dhe Daja, e kanë kontigjentin e plotë në këtë takim.

Kategoria Superiore: Java e 34, ora 17:45

Tirana-Flamurtari

Luftëtari- Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!