Kupa merr seriozitet, Tirana…

Tirana-Bylis në të kthimit. Parciale: 2-0 ( Muçi 6′, Hoxhallari 25′)

Tirana nis me vrull gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylis në ‘Selman Stërmasi’. Pas 2-1 në favor të mallkakastriotëve në të vajtjes, bardheblutë vihen në udhëheqje të rezultatit që në të 6-tën e fraksionit të parë. Edhe sot, një talent i madh i futbollit shqiptar si Erneset Muçi i sherbyer nga Halili, realizon pas një goditje gjysmë gërshërë brenda zonës.

Disa ngacmime të Bylis me Ndrecën në të majtë dhe dy mundësive të tjera të Tiranës me Muçin, duket se paralajmërojnë golin e dytë të skuadrës së Egbosë. Këtë radhë është Hoxhallari teksa merr ‘arratinë’ dhe te shtylla e dytë i zbuluar dërgon në rrjetë një top të ardhur nga e djathta. Ishte e 25-ta.

Në të dytën Bylis iu afrua disa herë golit ndërsa Tirana u kujdes për të ruajtur kualifikimin. Në fund Tirana për të dytin sezon radhazi në finale.

Formacionet zyrtare:

Tirana: 

Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Hoxhallari, Doka, Batha, Çelhaka, Torasa, Halili, Muçi, Ngo.
Trajner: Emanuel Egbo

Bylis: 

Miraka, Ntepe, Shkalla, Janku, Peposhi, Ujka, Hadroj, Mëllugja, Murataj, Ndreca, Sallaku.
Trajner: Veljko Dovedan.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!