Tirana, mundësia për… korigjim

sportiim2

Sot në orën 17:45 në ‘Selman Stërmasi’, ndaj Bylis për Kupë, kanë shansin e madh të tregojnë se janë të ‘pastër…’

Tirana për të vendosur prestigjin në vend. Nuk ka rëndësi trofeu i Kupës, madje as titulli kampion, nëse bardheblutë nuk hedhin poshtë pikëpyetjet e ndeshjes së parë humbur 2-1 me Bylis.

Pikëpyetje që tani kanë kaluar në duar të institucioneve të FSHF-së, por që mund të shkojnë deri në ato të prokurorisë. Kuptohet, për t’u zbardhur…

Dhe për ta ‘zbutur’ disi situatën, sot në orën 17:45 në kryeqytet, kanë shansin e madh në të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë teksa përballë do kenë sërish ballshiotët.

Në këtë 100-vjetor të skuadrës më të titulluar në vend, çdo hap që hedh duket se do të monitorohet. Sot, e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Tifozët, ata që prej disa viteve kanë vendosur ‘traun’ me drejtuesit, nuk do ta falnin një tjetër ‘gafë’.

Formacioni i mundshëm:

Tirana: Bakaj, Doka, Vangjeli, Sidibe, Ismajlgeci, Karabeci, Çelhaka, Hasani, Muçi, Halili, Dunga. Tr. E Egbo.

?>