Teuta, fitore taktike e Martinit

Një supersfidë ajo mes Teutës dhe Kukësit në ‘Niko Dovana’. Dueli për biletën e dytë të edicionit të 68-të të Kupës pa sot në ‘Niko Dovana’, përpos lojes kolektive edhe ‘duelin’ mes teknikëve.

Një Edi Martini brilant në taktikë, duket se i ka dhënë suksesin e madh durrsakëve që gjejnë finalen pas 13 viteve. Takimi i parë 0-0 lejonte që skuadrat të luanin me kujdes. Deri sa Rroca shënoi për Kukësin.

Më pas nis operacioni ‘Martini’, teksa hedh në fushë lojtarë që shënojnë dhe vendosin në alarm prapavijën mike. Ia doli me dy gola të Kapllanajt dhe Hoxhës. Një sfidë e fituar…

Pas suksesit Martini tha:

Urimet janë për lojtarët, po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm, nuk kam sesi t’i falenderoj për atë që kanë bërë këto ditë. Në ndeshjen që humbëm 3-0 e lash ekipin të launte më para, por sot e dija që do të luanim më të tërhequr. Kukësi ka individualitete, të driblojnë, por nuk kam fjalë, ky ekip ka karakter, ka grintë, ka sakrificë. “

Shehi, i dekurajuar pas eleminimit:

“Kemi bërë ndeshje të mirë, kemi rrahur veten. Duhet ta menaxhonim më mirë, nuk di çfarë të them, duhet të ishim më të përqendruar, por ky është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë. Nuk bëj moviolë, nuk është kompetenca ime. Një humbje që na djeg. Përgjegjësi i parë jam unë, nuk kanë faj lojtarët. Të gjithë jemi të mërzitur, e kishim kualifikimin në dorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!