“Tani, radha jonë të argëtojmë fansat”…

Mark Markez është gati të rikthehet në pista, për herë të parë me vëllain e tij Aleks, si shok skuadre në MotoGP: “Faleminderit të gjithëve që kanë punuar shumë, tani është radha jonë: le të kthehemi të argëtojmë tifozët me shfaqjen tonë. Jam i lumtur që hipi përsëri në Hondën time”

Kur të dielën do të ndizet drita jeshile e Grand Prix të Spanjës, gara e parë e Botërorit 2020 në MotoGP, do të kenë kaluar 245 ditë nga gara e fundit në Valencia. Një përjetësi për një pilot si Mark Markez, i cili kthehet me Honda RC213V në kërkim të rekordeve të reja.

Në cirkuitin Jerezit, do të jetë edhe hera e parë e të dy vëllezërve Markez, si shokë të një skuadre. Të dy do të veshin një skafandër të veçantë, si një homazh jo vetëm për njerëzit që luftuan në vijën e parën kundër Covid-19, por edhe të gjithë atyre që përpiqen çdo ditë ta kufizojnë përhapjen e saj.

 “Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan, duke punuar shumë në këto periudha të vështira dhe të çuditshme, – ka deklaruar kampioni i botës. – Tani është radha jonë të kthehemi në punë, të ngrihemi në këmbë, të bëjmë “show” dhe t’i argëtojmë fansat nëpër botë. Ne duhet t’u japim atyre pak argëtim në këto periudha të vështira.

Jerez është një cirkuit që unë e njoh mire, testet e së mërkurës do të jenë mjaft të rëndësishme. Ne duhet të përshtatemi me protokollet e reja të sigurisë, por unë jam me të vërtetë i lumtur që shoh ekipin përsëri dhe që jam në gjendje të ngas Hondën time”, ka përfunduar piloti spanjol, Mark Markez kampion i botës në fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!