MotoGP, “Doktori” edhe dy vite me Yamahan

Legjenda vazhdon! Valentino Rosi do të garojë në MotoGP edhe në 2021 dhe mbase edhe në 2022. Marrëveshja një plus një (kontratë një vjeçare, tjetra opsion) me Yamaha Petronas do të shpallet javën e ardhshme (19 korrik) në Jerez de La Frontera, pista ku do të startojë botërori 2020 në MotoGP.

Kështu Valentino, pa çka se sezonet e kaluara pa fitore, duke mos qenë rival për titullin botëror në MotoGP, ka vendosur ta zgjasë karrierën në MotoGP, të nisur në vitin e largët 1996 të shekullit të 20-të.

Botërorit MotoGP që do të startojë në Spanjë (deri tani janë planifikuar 13 gara GP, të gjitha në tokën europiane) do të jetë sezoni i 25-të për Rosin, i cili tashmë ka rekorde të reja të jetëgjatësisë, duke synuar të 26-tin dhe kush e di, edhe të 27-tin. Një karrierë e mbushur nga 402 konkurrime në Grand Prix, me 115 fitore, ku suksesi holandez më 2017 ishte i fundit për “doktorin”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!