Mesjavë intensive, përcakohen finalistët e Kupës…

Dy sfidat e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë marrin vemendje maksimale këtë mesjavë. Tirana- Bylis (1-2), por dhe Teuta – Kukësi (0-0), skuadrat në garë për trofeun numër 68-të.

Në të vajtjes, Tirana u mund nga Bylis 2-1 ndërsa Kukësi barazoi pa gola me Teutën në Elbasan. Në fakt, të 4 skuadrat kanë shanse për të shkuar në finale.

Tirana, nëse ndeshja luhet jashtë ndikimit të sfidës së parë duket e favorizuar në duelin e kthimit me ballshiotët. Veçse duhet pritur edhe vendimi i Etikes nesër. Aty ku një e-mail i munguar te klubi Tirana, ka zvarritur çështjen e përfolur të ndeshjes së shkuar në ‘Adush Muça’,çka mund të ndikojë jo pak në ecurinë e një takimi vendimtar…

Mallakastriotët e kanë gati përgjigjen. ‘Nuk dimë se cfarë flitet, futbolli luhet për tu fituar, dhe ne arritëm fitoren”. kaq mjafton për të mos u zgjatur me ‘e lagu se lagu’. Bylis kërkon finalen e dytë në histori…

Kukësi udhëton drejt Durrësit me një rezultat pozitiv 0-0. Ndaj Teutës të cilën e mundi shumë thjeshtë këtë fundjavë për kampionat 3-0, do ti mjaftojë të mos humbasë. Çdo fitore dhe barazim me gola, dërgon skuadrën e Shehit në finale.

Në kahun tjetër Teuta e etur për të qënë ajo finalistja e radhës. Durrsakët pavarësisht humbjes së fundit, kanë rezultuar persistëntë në lojë e rezltate. Një duel i gjithi për tu ndjekur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!