Tirana dhe Bylis drejt përjashtimit nga Kupa

Vijnë përgjigjet nga ndërkombëtaret, në 13:00 Etika ndalet me rastin e ndeshjes së dyshuar në FSHF.

Redaksia e ‘Sporti im.al’ vendosi të bojkotojë pasqyrimin e takimit të vajtjes për Kupën e Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës 2-1 duke vlerësuar se ndeshje me sjellje të dyshuara në fushë, të mos pasqyrohen në këtë portal.

Por nuk ngjet kështu në Komisionin e Etikes në FSHF të cilët e kanë me ligj të mbajnë qëndrim. Pasi janë mbledhur fakte, janë bërë tentativat e më pas përfshirë ekspertë të jashtëm në trajtimin e kësaj situate.

Në fakt, siç mëson ‘Sporti im.al‘, në orën 13.00 në FSHF, Komisioni Etikes do të mblidhet dhe do dëgjojë klubet. Dosja Bylis-Tirana me investigim ndërkombëtar ka ardhur në destinacion dhe shpejt do dilet në një vendim…

Aq më tepër kur futbollistë te Tirana, sipas raportit ndërkombëtar, rezultojnë disa herë të dyshuar për takime false. Burimet për redaksinë shprehen se si Tirana ashtu dhe Bylis pritet të përjashtohen nga kompeticioni i Kupës. Gjithnjë nëse do dalin fajtorë.

Kakofoni dhe me mënyrën se si do precedohet me vijimin e Kupës. Dueli Teuta-Kukësi pret finalisten tjetër. Një mundësi mund të jetë edhe një sfidë me një takim ‘gjysmëfinal’ mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes.

Skuadrat që u eleminuan nga klubet e përfolura në turin paraardhës. Versioni tjetër, Teuta ose Kukësi të fitojë trofeun pas takimit të kthimit. Kupa në rastin më të keq, të rrëzohet fare si kompeticion i këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!