Usaid Bolt, gati të rikthehet në pistë…

“Unë nuk do të kthehem në gara, por nëse trajneri im më kërkon, nuk mund t’i them jo. Do ta bëja sepse kam shumë besim tek ai. Nëse ai me të vërtetë do ta bënte, unë do të filloja të mendoja për këtë”.

Këto janë fjalët e Usain Bolt, në një intervistë me “Variety”. Sprinteri më i fortë i të gjitha kohërave, mbajtës i rekordeve botërore në 100 metra (9.58) dhe 200 metra (19.19), u tërhoq pas Kupës së Botës më 2017.

Më pas ai provoi aventurën në futboll, pa ndonjë fat të veçantë. Ikona e atletikës së lehtë nuk është parë në pista që prej tre vitesh, por imazhet tij janë ende të paharrueshme te të gjithë fansat, të cilët besojnë ende te një rikthim i madh i Boltit në gara edhe pse në moshën 33 vjeç.

Xhamajkani do të kthehej në stërvitje seriozisht, vetëm nëse Glen Mills, ish-trajneri i ekipit kombëtar, do ta kërkonte atë. Por a do të jetë i aftë 71-vjeçari të fitojë sërish 8 medalje ari në Olimpiada dhe 11 tituj botërorë? Usain Bolt vazhdon: “Ai emocionohet kur më sheh afër një piste, kështu që unë përpiqem të qëndroj sa më larg tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!