Uimbledoni, 10 mln. paund për 620 tenistë…

Pandemia e koronavirusit ka anulluar Grand Slemin më të famshëm të tenisit botëror, atë që të jep lavdi dhe të fut në histori. Por organizatorët e Uimbledonit janë treguar bujarë.

“All England Lawn Tenn Club” ka vendosur të shpërndajë mbi 10 milionë paund (mbi 11 milionë euro) për të dëmshpërblyer 620 tenistët, që duhet të kishin marrin pjesë në edicionin 2020, të planifikuar për t’u zhvilluar nga 29 qershor deri më 12 korrik.

“Ne jemi të kënaqur që politika jonë e sigurimeve na ka lejuar t’ua njohim tenistëve dëmin që kanë pësuar nga anulimi i turneut. Eshtë një shpërblim për punën dhe për kohën që kanë investuar për t’u përgatitur”, deklaroi shefi ekzekutiv i klubit, Riçard Ljuis.

Më konkretisht 224 tenistë (pa dallim meshkuj apo femra) do të përfitojnë nga 12.500 paund (pak nën 14,000 euro), 256 tenistë elitarë do të shpërblehen me nga 25,000 paund (gati 28,000 euro).

Këtu nuk janë harruar edhe shpërblimet për tenistët me aftësi fizike ndryshe, që do të përfitojnë nga 5.500 deri në 7000 euro, nga që ishin të rregjistruar për të marrë pjesë në këtë turne të famshëm në botën e tenisit ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!