Tajsoni sërish në ring, Roj Xhons Jr. rival i tij

Sensacion! Majk Tajson, më 12 shtator, do të ngjitet në ring dhe do të luftojë kundër Roj Xhons Jr. në një shfaqje prej tetë raundesh.
Ish-kampioni Tajson, aktualisht 54 vjeç, nuk ka boksuar më në ring që kur humbi ndaj Kevin MekBrajd më 2005.
Rivali i tij, Roj Xhons Jr., i cili i ka varrur në gozhdë dorezat prej kohësh, ka pranuar të ngjitet sërish në ring për t’u ndeshur me një ish-kampion si Tajson. Ai është 51 vjeç.