Futbolli i ditës në… Europë

La Liga, Premier League dhe Seria A, kampionatet e elitës europiane, sot me ndeshje interesante. Spikasin duelet në Spanjë me tri përballje, të cilat kanë motiv për të ofruar emocione.

Në Rusi kalendari ofron një super-takim mes Akhmat Groznit dhe Zenitit të shpallur kampion. Skuadra ‘shqiptare’ pas fitores javën e kaluar me rivalin për të qëndruar Tambov, do kërkojë maksimumin ndaj skuadrës nga Shën Petersburgu. Takimi Ahkmat-Zenit, nis në orën 17:30.

La Liga:

Osasuna-Selta 17:00

Vajadolid-Barcelona 19:30

At. Madrid-Real Betis 22:00

Premier League në Angli asnjëherë nuk befason me mungesë produkti. Në ishull, ka garë edhe nëse skuadra të caktuara kanë ‘muaj’ që kanë mbyllur me objektivët sezonalë…

13:30 Noruiç-Uest Hem

13:30 Uatford-Njukasëll

16:00 Liverpul-Bërnli

18:30 Shefild Utd- Çelsi

21:00 Brajton-Mançester Siti

Seria A kulmon sot me ndeshjen Juventus-Atalanta. Forma e mirë e bergamaskëve mund të bëjë që bardhezinjtë të ndjejnë vështirësi përpara se të shkojnë te titulli kampion teksa në lojë janë dhe 7 javë.

17:15 Lacio-Sasuolo

19:30 Breshia- Roma

21.45 Juventus- Atalanta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!