Shënkolli U-17, kampion i vendit…

Finalja U-17: Shënkolli -Vllaznia 1-0 (Shimaj 77′)

U zhvillua ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” finalja e madhe e kampionatit kombëtar për grupmoshën 17 vjeçare, midis Shënkollit dhe Vllaznisë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për Shënkollin, të cilët shënuan në minutën e 77-të me anë të numrit 9-të Ensar Shimaj duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

Finalja dhuroi një ndeshje të barabartë me të dy skuadrat që ishin shumë të kujdeshme duke mos u hedhur në sulm. Gjithçka u vendos nga goli i Shimajt që i dhuroi Shënkollit trofeun e parë kombëtar. Ndeshja u ndoq edhe nga stafet e ekipeve kombëtare të cilët kanë parë nga afër elementët më cilësorë të të dy skuadrave.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales, Zëvëndës Presidenti i FSHF, Lutfi Nuriu, i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të Shënkollit.

Skuadrat zbritën në fushën e lojës me këto formacione:

Shënkolli: Simoni; Prendi; Rrapi; Macaj; Shimaj; Ndoj; Vuksani; Kaceli; Lekaj; Gjoka; Cuni.
Vllaznia: Kacaj; Qerpiku; Mataj; Mujaxhi; Papaj; Selmani; Kodra; Spahija; Perloshaj; Delaj; Alivoda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!