Teleteksti i mbrëmjes…

727: Duka për De Biazin në Facebook: “U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares në kompeticionet ndërkombëtare”.

727: Ilir Daja duket një hap larg Partizanit. Në një bisedë me Supersport (Gol pas Goli), tekniku i korçarëve nuk e mohoi faktin se në fund të edicioinit mund të veshtë tutat e kuqe të Partizanit.

727: Eglentin Gjoni futbollisti i Laçit, pas një pauze të gjatë larg formacionit u rikthye ndaj Luftëtarit. Pas daljes së Lushkjes për shkak dëmtimi, Gjoni fitoi edhe shiritin e kapitenit.

727: Dy gola të Kuper te Kukësi bëjnë që të harrohet Shkurtaj (i dëmtuar). Aq më tepër që skuadra kuksiane me golat e tij, po shkurton çdo javë distancën me kreun. Një bomber i ri…

727: Barcelona fiton me Vajadolid dhe mban hapin me Realin kryesues.
Arturo Vidal ishte golashënuesi i vetëm i takimit, në minutën e 15-të, pas një asistimi nga Lionel Mesi.

727: Atalanta gati sa nuk surprizoi Juven në Torino. Bergamaskët po udhëhiqnin 1-2 deri në të 89′. Penalltia e dytë për Juven dhe goli i barazimit nga Ronaldo, i hoqën tri pikë skuadrës së Gasperinit.

727: Akhmat Grozi barazoi 1-1 në shtëpi me Zenitin kampion në betejen për të qëndruar.

727: Milot Rashica prej tri ditëve në Kosovë: “Duhemi të jemi sa më te kujdesshëm. Tash e tre ditë kam ardhur në Kosovë dhe nuk kam dalur askund. Duhet të ruhemi dhe te jemi të kujdesshëm, pasi që secili kemi njerez te vjetër ose në familje ose në rreth”, ka thënë Milot Rashica për emisionin “1 Kafe me Labin” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!