“Fetel, të largohet sa më shpejt nga Ferrari”

Sebastian Fetel jetoi një fundjavë për t’u harruar në Grand Prix të Austrisë. Gjërat nuk shkuan shumë më mirë për pilotin gjerman. Ndërsa shoku i skuadrës Çarls Leklerk zuri një vend të dytë mbresëlënës në finish.

Shoku i ish-skuadrës së tij te Red Bull, piloti Mark Veber, është shumë i qartë për të ardhmen e shokun të tij. “Sebastian është ende një pilot i Ferrarit, por në realitet ai është atje vetëm për veten e tij”. Sipas Veberit, sa më shpejt që Fetel do të largohet nga Ferrari aq më mirë do të jetë për të.

Megjithë paraqitjen larg pritshmërive të Fetelit te Ferrari vitet e fundit, Veber tha se ishte akoma i befasuar kur ka mësuar se katër herë kampioni i botës, do t’i thoshte lamtumirë “kokëkuqes” pas këtij sezoni.

“Unë mendoj se shumica prej nesh u befasuan”, thotë piloti australian.“Mënyra se si iu tha në telefon, dhe fakti, që nuk u bë asnjë përpjekje për ta mbajtur, tregon qartë se ishte më mire që marrëdhënia midis tyre të mos vazhdonte.”

Por a do të zhduket Sebastian Fetel nga Formula 1 pas këtij sezoni? Sipas Mark Veberit ka akoma shpresë: “Unë mendoj se karriera e tij nuk ka mbaruar akoma. Ai ende ka shansin të bëjë diçka në vitin 2022. Kush e di, mbase në Red Bull në 2021?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!