F1, Alonso sezonin e ardhshëm te Renault

Piloti spanjol Fernando Alonso, dy here kampion i botës, i cili këtë muaj do të jetë 39 vjeç, ka nënshkruar një kontratë me Renault. Një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti, raporton BBC Sport, duke iu referuar burimeve të sigurta.

Alonso do të kthehet në skuderinë franceze me veshjet e të cilës fitoi Botërorin e tij të parë. Një zëdhënës për Renault, tha se skuderia “nuk pranon të komentojë thashethemet”.

Piloti spanjol u largua nga Formula 1 më 2018 dhe pritet të bëjë një përpjekje të tretë për të fituar “Indianapolis 500” me McLaren, garë e cila është planifikuar të zhvillohet në gusht.

Gjithsesi, nëse do të ndodhë çka raportohet, Fernando Alonso do të jetë partner i francezit Esteban Okon që do të zëvendësojë australianin Daniel Riçardo, i cili po transferohet te McLaren në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!