GP Austria emocionuese! Fiton Botas…

Ashtu si kundër pritej, skuderia Mercedes dominoi në Grand Prix të Austrisë, gara e parë e botërorit të këtij sezoni në Formula 1. Në finale, makina “safety car” hyri në pistë.

Finlandezi Valteri Botas i Mercedesit, e përfundoi garën aty ku e nisi. Ai fitoi Grand Prix të Austrisë, duke patur në krahë Çarls Leklerkun e Ferrarit dhe McLaren të Lando Norris të McLarenit.

Piloti i Ferrari, Çarls Leklerk, në 15 xhirot e fundit u “zgjua”, garoi me shpejtësi dhe duke përfituar nga gabimet e rivalëve, u ringjit në podin e fituesve, përpara Lando Norrisit të McLarenit, që shkëlqeu në cirkuitin e Spilbergut.

Edhe pse vijën e finishit e kaloi i dyti, Ljuis Hamilton u rendit në vendin e katërt, pasi u penalizua me 5 sekonda për një kontakt me Albon, disa xhiro nga fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!