Çinari te Shkëndija, Daja e pret…

Shkodrani Eraldo Çinari, 23 vjeç, është një nga përforcimet e mëdha që Shkendija e Tetovës planifikon kësaj vere.

Zbulohet se shkodrani ishte një dëshirë e madhe e Ilir Dajës, trajnerit i cili sipas mediave atje, duhet të ulet në stolin e “kuqezinjve” pas pak ditëve. Kështu raportojnë mediat maqedonase veriore.

Shkendija, sipas burimit, ishte në bisedime intensive me Çinarin dhe thuajse gjithçka ka mbaruar në favor të firmës.

Me gjasë sulmuesi do të zëvendësojë sulmuesin aktual të skuadrës tetovare Alimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!