Novi prapaktheu, sërish në krye të Luftëtarit

Vetëm 24 orë ka zgjatur dorëheqja e Neritan Novit nga detyra e tij, si trajner i skuadrës së Luftëtarit…

Burime të sigurta në kampin gjirokastrit, rrëfejnë për “SportiIm.al”, se dje, ashtu siç deklaroi në pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë, trajneri Novi është takuar me zyrtarët e klubit të Luftëtarit, të cilëve u ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e tij.

Presidenti Bekim Halilaj nuk e ka pranuar kërkesën e tij, madje ai e ka bindur teknikun gjirokastrit që së shpejti mbush 50 vjeç, t’i rikthehet detyrës, pasi sipas tij, nuk është trajneri Novi shkaktari i ecurisë së dobët të Luftëtarit.

Sot pasdite, trajneri Neritan Novi do të zhvillojë stërvitjen e radhës me futbollistët gjirokastritë. Në javën e 32-të, Luftëtari pret në Gjirokastër skuadrën shkodrane të Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!