Dembaki, sulmuesi ‘pilot’

Erdhi, pa, i ‘futi’ një ndeshje dhe iku. Ky është Jomba Dembaki, lojtari nigerian me pasaportë amerikane teksa mbërriti gjatë janarit te Laçi.

Për tu ‘zhdukur’ një ditë përpara se qeveria shqiptare, për shkak të pandemisë globale, të mbyllte kufinjtë.

Një ndeshje (80′) me Tiranën në ‘Air Albania Stadium’ javën e parë të këtij marsi (1-0), dhe një minutë në fitoren e Laçit (0-2) në transfertë me Luftëtarin, përbëjnë 81 minutat e ‘pasanikut’ Dembaki.

Në fakt, gjatë takimit me bardheblutë sulmuesi 23 vjeçar mori notë kaluese në prezantimin e vërtetë. Iku me pëlqimin e klubit por më pas nuk u kthye.

Shokët e skuadrës përfshi dhe Nuabuezën, duke komentuar veprimin sulmuesit janë shprehur: “Dembaki ishte i pasur. I pëlqenin makinat luksoze, muzika. Kishte dëshirë të shëtiste‘.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!