Rikthimi i një… ‘Kastrioti’


Kastrioti tri javë nga epilogu i Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen numër 13-të në Superiore për edicionin futbollistik 2020-21

Të gjithë e mbajnë mend edicionin e kaluar se çfarë progresi bëri Kastrioti i Krujës me Bledar Devollin në gjysmën e dytë të sezonit në Superiore. Duelin me Tiranën për të qëndruar në elitë, krutanët e humbën për një fije…

Në Kategori të Parë, përgjatë edicionit aktual, krutanët me Ramazan Ndreun në timon, nuk e vendosën në mëdyshje rikthimin në elitë

Edhe pse patën rivalë si Dinamo,Besëlidhja, Erzeni, Burreli, Korabi, formacioni nga Kruja triumfoi edhe në kushtet e mungesës së të luajturit në ‘Kala’. Tri javë nga fundi, merituan matematikisht ngjiten për pjesëmarrjen numër 13 në Kategorinë Superiore.

Çertefikimi erdhi nga fusha e Shijakut aty ku me golat e dy futbollistëve kurbinas Spartak Ajazi dhe Indrit Prodani, Kastrioti mori pikën që e bën të paarritëshëm nga ndjekësit e zonës Play-off të Grupit A.

Ekseperienca:

Çela, Sefgjini, Basha, Karakaçi, Husein, Bojom, Okebugu Rei Nuriu, Marku, Ajazi , Bardhi, Mehmeti, Prodani etj, janë emra që do ti kishte lakmi edhe ndonjë ekip mbi mesin e tabelës së klasifikimit aktual në Superiore.

Ndërkaq Spartak Ajazi mban edhe vendin e parë në Grupin A si golashënues me 10 realizime.

Ndreu:

Ramazan Ndreu, 54 vjeçari me ekperiencë të madhe në fushën e trajningut, padyshim që ka arrtiur të sinkronizojë elemetin e ri me kontigjentin eksperiencë. Fitues i dy Kupave të Shqipërisë dhe një Superkupe me Laçin (në rol drejtuesi), por dhe pankina si e Laçit, Kamzës, Kukësit e Kastriotit, i kanë mjaftuar Ndreut për të vendusur rend te shtëpia e tij…

Festa dhe e ardhmja:

Do respektojmë garën deri në fund’- shprehej Ndreu dje teksa përgëzonte të tijtë për realizimin e objektivit. Nuk kemi një datë por do festojmë. Presidecna jonë, ka qenë korrekte në gjithçka gjatë këtij edicioni të pazakontë. Besoj se do mblidhemi”.

Grupi?

Është ende herët për të piketuar futbollistët që do bëjnë berthamen e Kastriotit të Superiores. Do ketë afrime por unë do insitoj të mbaj së paku 6-7 futbollistë nga grupi aktual”-thotë Ndreu

Ndeshjet në shtëpi?

Po punohet te impianti në Krujë por nuk besoj se do mund të arrijmë në kohë. Kam bindjen se dhe kampionatin e ri, do ta luajmë jashtë’-Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!