“Festival” në Fier, Kastrioti nuk mposhtet…

U zhvilluan edhe ndeshjet e javës së 3-të të fazës “play-off” në të dy grupet e Kategorisë së Parë.

Në grupin A, të dy takimet u mbyllën në barazim, me të njejtin rezultat, 2-2. Gjithsesi, gara në këtë grup luhet kryesisht për vendin e dytë. Kastrioti kaloi një provë të vështirë në Shijak ndaj Erzenit, ku barazimi i arritur nuk e shqetëson në rrugën e tij drejt Superiores. Besëlidhja bëri një hap fals në shtëpinë e saj. Barazimi më tepër kënaqi dibranët, të cilët vazhdojnë të pretendojnë rritje në renditje.

Në grupin B, takimi i zhvilluar në “Loni Papuçiu”, na dhuroi një festival golash. Besa ishte e pafuqishme për ta ndalur dhe krijuar shqetësime Apolonisë, e cila tashmë ka nisur rrugën drejt Superiores në këtë grup. Gjata, autori i katër golave të realizuar, ishte heroi i fierakëve të këtë ndeshje. Fitorja 3-2 e Lushnjës ndaj Pogradecit, përveç se i shërbeu myzeqarëve për t’u renditur të dytët, tërthorazi ndihmoi edhe fierakët që tashmë janë 5 pikë në epërsi nga rivalët.   

Grupi A, java e 3-të e fazës “play-off”

Erzeni-Kastrioti 2-2 (Xhixhiua 48’/Prodani 52’, Ajazi 54’)

Besëlidhja-Korabi 2-2 (Hoxha 93’, Moqi 95’/Skuka 27’, Skupa 79’)

Renditja: Kastrioti 44 pikë, Besëlidhja 32, Korabi 29, Erzeni 26 pikë.

Grupi A, java e 3-të e fazes “play-off”

Lushnja-Pogradeci 3-2 (Canka 21’, 80’(p), Mezini30’/Topllari 35’, Dragoj 63’)

Apolonia-Besa 8-5 (Mihana 9’, 90’, Gjata 20’, 57’, 75’, 85’, Sulejmani 22’, Omeri 60’/Lila 30’, Muzhaqi 46’, 63’, Conceivao 53’, 68’)

Renditja: Apolonia 46 pikë, Lushnja 41, Pogradeci 39, Besa 30 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!