Dinamo luan finalen e radhës, Elbasani dueli me Orikun…

Të gjitha takimet e nesërme nisin në 17:30
Vetëm dy çiftet e Grupit B, faza play-off Pogradeci-Besa dhe Lushnja-Apolonia do të zhvillohen të dielën pasi nesër, të gjitha skuadrat e tjera të Kategorisë së Parë, do të jenë të impenjuara.
Kështu në Grupin A, faza play-off, nesër ka pak për tu vendosur. Kastrioti ka siguruar matematikisht ngjitjen për sezonin futbollistik 2020/21 në Kategorinë Superiore. Besëlidhja për të ruajtur pozicionin si e dyta…
Po në këtë grup, por për fazën play-out, Dinamo e Tiranës në një sfidë të rëndësisë së veçantë. Në pezë-Helmes, pret Egnatian për të synuar fitoren. Edhe derbi i veriut Veleçiku- Tërbuni, me permasat e një finaljeje shpëtimi.
Sakaq në Grupin B, faza play-out, me 5 takime deri në fund, vetëm Oriku duket i qetë me 33 pikë. Të tjerat ende me ethet e rrëzimit nga Kategoria.
Grupi A Play off : 04/07/2020 Ora 17:30.
Erzeni-Besëlidhja
Kastrioti-Korabi

Grupi A Play-out: 04/07/2020 ora 17:30.
Dinamo-Egnatia
Veleçiku-Tërbuni

Grupi B Play-off: 05/07/2020
Pogradeci-Besa
Lushnja-Apolonia

Grupi B, Play out: 04/07/ 2020
Shënkolli-Iliria
Turbina-Devolli
Elbasani-Oriku
