Ndalet Gjilani, Prishtina ndjek…Dritën

Tri takime të javës së 27-të në Ipko të Superligës së Kosovës.

Gjilani-Llapi 2-2, Ballkani- Vushtrria 3-1, Prishtina-Feronikeli 3-1

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e teknikut Armend Dallku, është përballur me Feronikelin e Toverlanit në një ndeshje argëtuese e interesante.

Skuadra vendase kaloi që në të 11-tën përpara me ish-sulmuesin e Skënderbeut, Oto Xhon. Pas barazimit provizor nga Dabiqi në të 13-tën, Prishtina shtoi ritmin dhe mori sërish kryesimin në fund të fraksionit të parë me Mankenda.

Për të ardhur te goli i tretë i bardhebluve. Këtë radhë shënoi Ahmed Jonuzi në të 57-tën për 3-1 final. Me këtë fitore, Prishtina ngritet në vendin e dytë me 54 pikë 4 më pak se Drita.

Sakaq më herët u luajtën edhe ndeshjet Ballkani-Vushtrria 3-1 dhe Gjilani- Llapi 2-2. Në këtët takim, formacioni i Gentian Mezanit u pa në vështirësi ndërsa Progni në kohën shtesë barazoi për gjilanasit. me gjasë pas këtij barazimi, i kanë larë duart me synimet për titull në Ipko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!