Qeveria e Kosovës anulon vendimin për tifozët…

Qeveria e Kosovës me një vendim të sajin shfuqizoi javën e kaluar ligjin që pengonte tifozët për të asistuar në ndeshjet e futbollit në Ipko.


Megjithatë, sot pas shtimit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, qeveria ka rikthyer disa masa shtrënguese ndër të tjera është ajo ku ndalohen grumbullimet me mbi 50 persona.

Kështu me këtë vendim, përfundojnë të gjitha shpresat se ndeshjet e futbollit këtë edicion të zhvillohen me publik, duke bërë kështu që stadiumet në pjesën më të nxehtë të kampionatit në Superligën do të mbesin të zbrazëta.

Sakaq të dielën e kaluar në Prishtinë u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës në hendboll me praninë e tifozëve e cila me gjasë në aspektin higjeno-sanitar, ka lënë shumë për të dëshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!