Drita nuk ndalet, “vrapon” drejt titullit…

Pasditen e sotme u zhvilluan edhe tri takime të javës së 27-të të kampionatit Ipko Superligën e Kosovës. Drita përballë Dukagjinit të fundit në renditje, nuk shkëlqeu por arriti të fitonte me rezultatin e ngushtë 3-2.

Një fitore me mjaft vlerë arriti skuadra prishtinase e Flamurtarit, e cila mposhti 2-0 Ferizajn, duke përmirësuar pozicionimin e saj në renditje. Në Skënderaj skuadra e Drenicës u mund 4-2 nga “minatorët” e Trepçës, dy skuadra këto që luftojnë për mbijetesë.

Ja dhe përfundimet e ndeshjeve të sotme të javës së 27-të të Ipko Superligës së Kosovës:  

Drenica-Trepça ’89 2-4 (Shillova 16’, Hyseni 20’/Avdyli 7’, Hoti 28’, Emini 58’, Ahmeti 88’)

Flamurtari-Ferizaj 2-0 (Leci 57’, Fazliu 87’)

Drita-Dukagjini 3-2 (Kelmendi 42’ (p), 58’, Shala 50’/Asani 57’, Orana 85’)

Nesër do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e mbetura të javës së 27-të. Ato do të zhvillohen sipas këtij kalendari:

Gjilani-Llapi

Ballkani-Vushtrria

Prishtina-Feronikeli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!