Mercedes me makina të zeza në Austri…

Mercedes njoftoi sot, se pilotët e tij në garën e parë të sezonit në Formula 1 në Spielberg, Austri, do të drejtojnë makina të zeza për të dhënë një mesazh të qartë në luftën kundër racizmit.

Lëvizja Black Lives Matter”, na ka treguar se sa duhet të veprojmë dhe të jemi aktiv në luftën kundër racizmit në të gjitha format e diskriminimit”, –tha Mercedes në një deklaratë.

Kështu, britaniku Luis Hamilton dhe finlandezi Vateri Botas, do të veshin kostum të zi dhe do të hipin mbi makina të zeza gjatë gjithë sezonit, si një shenjë e luftës kundër racizmit dhe diskriminimit.

Sakaq, gjashtë herë kampioni i botës në F1, Luis Hamilton ka folur shumë për racizmin. Sidomos pas vrasjes makabre të afro-amerikanit Xhorxh Floid.

Formula 1 këtë vit do të mbahet nën sloganin ‘WeRaceAsOne’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!